Kthehu lart

"Po kthehemi në një ishull të izoluar", banorët me sytë nga "zoti"

"Po kthehemi në një ishull të izoluar", banorët me sytë nga "zoti" GazetaExpress

Hiqmet Veizi është punëtor mirëmbajtjeje në Drejtorinë e Rrugëve në Gjirokastër.

Ai vetëm mbush gropat që krijohen prej amortizimit brenda fshatrave në njësinë administrative të Cepos e vendosur 15 km larg Gjirokastrës.

Paleokastra, një fshat me 70 familje, është e rrezikuar të kthehet në ishull sepse rruga që e lidh atë me aksin nacional rrezikon të shembet prej rrjedhës së lumit, por Hiqmeti thotë se ai dhe skuadra e tij nuk mund të bëjnë asgjë.

Banorët e fshatit të vendosur pranë rrënojave të një kalaje historike antike thotë se situata e vështirë e rrugës prej 3 km do ti izolojë ata shumë shpejt por masat kanë munguar.

“Nuk e dimë si do të bëhet. Mund të bien makinat në humnerë”, shprehet një banore.

Një pjesë e rrugës është shembur në një gjatësi prej 200 m ndërsa edhe dy segmente të tjerë rrezikojnë shembjen. Shpati që mban ende një copë të rrugës është dobësuar shumë thonë drejtuesit e mjeteve dhe është i rrezikshëm në çdo moment.

“Shkaktar është bërë shiu i madh që ka rënë rreth 2 muaj më parë, tani ne jemi në ditë të zezë”, thotë një tjetër banor.

Paleokastra është vetëm një prej disa akseve rurale që hynë në emergjencë që pas shirave të dhjetorit të vitit të kaluar. Ende fshatrat si Zhulati, Picari apo aksi drejt fshatrave të sipërm të njësisë Antigone kanë vështirësi për tu lidhur me aksin kombëtar pas dëmtimit të shtratit të rrugëve rurale.

    Data: 06 Mars 2018 15:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera