Kthehu lart

Pendohet Arta Marku, pasi e shkarkoi, emëron në Tiranë Agron Gjanën

Pendohet Arta Marku, pasi e shkarkoi, emëron në Tiranë Agron Gjanën GazetaExpress

Prokurori Agron Gjana është emëruar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Edhe pse disa muaj më parë, kryeprokurorja Arta Marku, e shkarkoi atë si drejtues i Prokurorisë së Durrësit, duke e dërguar në Pukë, këtë herë ajo ka ndërruar mendje duke e sjellë në kryeqytet.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizje, ndërsa kujtojmë se Gjana ka qenë pjesë e prokurorëve, që një vit më parë u refuzuan vizat për në SHBA.

Atë kohë, ambasada e SHBA në Shqipëri, edhe pse nuk dhA një sqarim të plotë, u mjaftua me një justifikimi se prokurori në fjalë mund të mos kthehej më në vendin tonë. 

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 17:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera