Kthehu lart

Patozi sfidon Bashën: Ballafaqohemi për mandatet e shitura, thasët me euro për lejet e pallatat fisit të gruas

Patozi sfidon Bashën: Ballafaqohemi për mandatet e shitura, thasët me euro për lejet e pallatat fisit të gruas GazetaExpress

Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi i kërkon ballafaqim kreut atë së djathtës Lulzim Bashës për shumë skandale që kanë ndodhur brenda së djathtës dhe jo vetëm.

Ai e nis reagimin duke mos mohuar skandalet që kanë ndodhur me mandatet e blera të deputetëve, me lejet e ndërtimit për njerëzit e Bashës e më tej akoma me tenderët e financimet si brenda he jashtë për të djathtën nga kompani of shore. Për të gjitha këto Patozi e fton Bashën në një ballafaqim live në çdo televizion.

Reagimi

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.

Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbushim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?

Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.

Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t'i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.

E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t'i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë. Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.

Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme. Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti

/Gazeta Express

    Data: 06 Mars 2018 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera