Kthehu lart

Pas skandalit në Osum, Gjiknuri pranon se do të ndërtohen 3 HEC-e në Theth!

Pas skandalit në Osum, Gjiknuri pranon se do të ndërtohen 3 HEC-e në Theth! GazetaExpress

Ndërtimi i hidrocentraleve në Shqipëri, do të prekë edhe zonën e Thethit. Konfirmimi është bërë drejtpërdrejtë nga Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

Në fjalën e tij, Gjiknuri pranoi se në zonën e Thethit do të ndërtohen 3 hidrocentrale. Por siç tha ai jo në zonë të mbrojtur.

“Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj”, tha shkurtimisht Gjinkuri.

Po ashtu Gjiknuri u pyet edhe për HEC-et në Valbonë:

“Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, ska lidhje. Për pjesën e Valbonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor”.

    Data: 12 Shkurt 2018 22:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera