Kthehu lart

Pas Shkullakut, largohet një tjetër drejtues mediash në Shqipëri

Pas Shkullakut, largohet një tjetër drejtues mediash në Shqipëri GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:13

​Pas shkarkimit të Armand Shkullakut si drejtor i "ABC News", një tjetër kryeredaktor është shkarkuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për gazetarin dhe analistin Alfred Lela, i cili nga sot nuk është më drejtor i gazetës “Mapo”, raporton Syri.net.

Mësohet se motivacioni duket të ketë qenë ai i ndryshimit të politikës editoriale nga ana e gazetës, gjë e cila nuk është pranuar nga Lela.

Për pasojë kjo ka sjellë edhe largimin e tij nga drejtimi i gazetës “Mapo”.

E njëjta arsye, ka çuar sot edhe tashmë ish-drejtorin e ABCNews Armand Shkullaku që të japë dorëheqjen. 

    Data: 11 Janar 2017 21:13
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • Shkarkohet nga detyra xhaxhai i Arben Nokës 0

    Të tjera