Kthehu lart

Parkimet e gabuara, policia Rrugore bën “kërdinë” me gjoba

Parkimet e gabuara, policia Rrugore bën “kërdinë” me gjoba GazetaExpress

Policia Rrugore e Tiranës pas shqetësimeve të qytetarëve, për sa i përket problematikës së qarkullimit rrugor ka vendosur 83 masa administrative me gjobë.

Referuar ankesave dhe telefonatave  nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqendruar në rrugën "Medar Shtylla", zona e njohur si Komuna e Parisit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës  dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

    Data: 07 Mars 2018 11:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera