Kthehu lart

Parashikimi i motit, rrebeshet dhe shtrëngatat nuk i "ndahen" Shqipërisë as sot!

Parashikimi i motit, rrebeshet dhe shtrëngatat nuk i "ndahen" Shqipërisë as sot! GazetaExpress

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte të motit deri vonë në mbrëmje kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rënie me 1 – 2°C në orët e para të ditës por një rritje të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.


    Data: 07 Mars 2018 07:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera