Kthehu lart

Paralajmërimi i fortë i Metës: Kapni kriminelët, ose armatosim popullin!

Paralajmërimi i fortë i Metës: Kapni kriminelët, ose armatosim popullin! GazetaExpress E shtune, 17 Qershor 2017 12:30

Një paralajmërim i fortë dhe i papritur është bërë këtë të shtunë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Nga qyteti i Lezhës, ku mbrëmë u dhunua një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ende asnjë autor s’është vënë në pranga, Meta paralajmëroi, se nëse nuk kapen kriminelët, atëherë “jemi të detyruar të armatosim popullin”.

“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, - u shpreh kryeparlamentari teksa vizitoi në banesë Gjovalin Gjinin, kryeplakun e dhunuar të fshatit Rraboshtë në Lezhë. 

Meta tha se Policise edhe Ministrit te Brendshem u jane dhene emra konkrete të abuzuesve.

“Kemi dhene emra konkret te dhunuesve ne polici dhe ministrit te Brendshem dhe presim reagim. Kjo qe po ndodh eshte pabesi e Rilindjes, qe do te marre pushtetin me dhune. Njerezit tane mund te vendosen edhe para drejtorise dhe komisariatit per te kerkuar largimin e drejtuesve qe nuk permbushin detyrimin e tyre ligjor”- tha kryeparlamentari.

Meta gjate takimit me kryeplakun e dhunuar

Edhe më herët gjatë ditës së sotme Meta lëshoi një lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, për deklaratën e paprecedentë të një ditë më parë, kur ftoi policët që pas orarit zyrtar të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Një deklaratë kriminale – kjo sipas Metës, dhe antiligjore – që i hap rrugën kriminelëve të bashkëpunojnë me policinë e Shtetit për t’i bërë presion votuesve shqiptarë.

Meta tha më herët se kishte pritur edhe reagimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë ngjarje. Por tha se nuk e habit ky mosreagim, madje sipas tij, me këtë thirrje faktohet lidhja e policisë me drogën dhe krimin. Nga ana tjetër, Meta i bëri apel policëve të mos e ndjekin këtë thirrje, pasi më 26 qershor, të gjithë policët e përfshirë në fushatë, apo që nuk kanë vepruar ndaj shkeljes së ligjit, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dënohen me burg, duke përfshirë këtu edhe drejtuesit e policisë. 

Megjithatë, meta tha se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie mbi rezultat zgjedhjesh të cënuara. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se pas mandatimit si president më 24 korrik, nuk do të dekretoj asnjë qeveri që vjen nga vjedhja e votave, por vendi – theksoi ai – nuk do të mbetet asnjëherë pa qeveri!

/Gazeta Express/


    Temat:
    Data: 17 Qershor 2017 12:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera