Kthehu lart

OSHEE e KESH bëjnë “xing”, kompanitë përplasen për energjinë elektrike

OSHEE e KESH bëjnë “xing”, kompanitë përplasen për energjinë elektrike GazetaExpress

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike dhe rritja e shpenzimeve brenda këtij sektori për të kryer importe ka shkaktuar përplasje mes kompanive publike që operojnë në këtë treg.

KESH dhe OSHEE janë futur në një konflikt kontraktual mbi sasinë e energjisë që duhet të paguajë secila. Operatori i Shpërndajres kërkon që KESH të japë 55 milion euro për importin e energjisë.

Në muajin Maj, KESH dërgoi një letër pranë Entit Rregullator ku shpjegonte se nuk mund të prodhonte më shumë se 2.9 terravatorë energji, por ERE miratoi një kontratë ku detyronte KESH –in të prodhojë 3.9 terravatorë, 1 terra më shumë. Në të kundërt, do të ishte vetë korporata ajo që do të paguante këtë sasi energjie me çmimin mesatar të bursës. KESH ka refuzuar të firmosë këtë kontratë, e cila është pranuar nga OSHEE, ndërsa ERE vendosi që kontrata të miratohej me dakordësinë e vetëm një pale.

Por në datën 20 Shtator OSHEE për shkak të situatës financiare, nis një tjetër shkresë pranë Entit Rregullator ku kërkon që fatura për energjinë që KESH nuk i ka dhënë sipas marrëveshjes së majit të mos paguhet me çmimin mesatar të bursës, por sipas grafikut dhe çmimeve të blera në “pik”, të cilat janë më të larta. Kjo kërkesë është refuzuar disa ditë më parë si nga minsitria e energjisë, ashtu dhe nga ERE.

Për dhjetorin OSHEE ka hapur sërish procedurat për të blerë energji në sasinë 325 mijë megavat orë dhe 400 mijë në bandë, e cila me çmimet e bursës do t’i kushtojë asaj rreth 30 milion euro. Ndërsa vetë qeveria dha një garanci sovrane prej 40 milion eurosh që sektorit i nevojiten për të furnizuar konsumatorët me energji./Klan

    Data: 22 Nentor 2017 21:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera