Kthehu lart

Ose vdekjen ose burgun... policia lëshon fletë- arrestin për Aldison Belulin

Ose vdekjen ose burgun... policia lëshon fletë- arrestin për Aldison Belulin GazetaExpress

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Tiranë, ku 23 vjeçari Aldison Belulin qëlloi për vdekje Arjela Muratin, policia ka bërë lëvizjen e saj duke lëshuar fletën e arrestit për të riun me origjinë nga Fieri.

Pavarësisht fletës së arrestit të policisë, mbetet ende për t’u parë nëse i riu do të arrestohet vërtet, pasi aktualisht Aldo Beluli po lufton me vdekjen dhe janë të shumta gjasat që të çojnë të mendosh se i riu nuk do t’ja dalë dot.

Kjo pasi mjekët e spitalit të traumës kanë lajmëruar këtë të hënë se i riu ka ende në kokë plumbin që e ka qëlluar vetë me dorën e tij, pasi vrau 21 vjeçaren Arjela Murati.

Mjekët gjithashtu janë shprehur se një operacion për të hequr plumbin nga koka e të riut mbtet mjaft me risk, pasi gjëndja shëndetësore e Aldisonit është shumë e rëndë, duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale në kokë.

Përpos këtij fakti dhe në rastin se i riu shpëton nga vdekja, do të jetë e pamundur që 23 vjeçari të shpëtojë nga burgu dhe akuza për vrasje./Gazeta Express

    Data: 22 Janar 2018 11:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera