Kthehu lart

Nuk ndodh shpesh! Rama thotë të vërtetën: Unë dhe raca ime nuk ju ndihmojmë, madje...

Nuk ndodh shpesh! Rama thotë të vërtetën: Unë dhe raca ime nuk ju ndihmojmë, madje... GazetaExpress

Nuk ndodh shpesh që të “kapësh” një politikan shqiptar duke thënë të vërtetën, e sidomos kur ai/ajo ka një post aq të rëndësishëm sa edhe kryeministri i vendit.

Kësaj here Edi Rama ka thënë të vërtetën, duke pranuar se ai vetë dhe raca e tij (e politikanëve) jo vetëm që nuk i ndihmojnë mësuesit, por edhe i pengojnë ata që të kryejnë misionin e tyre.

Sigurisht që kryeministri nuk do ta “përlyente” tërësisht në faj veten duke thënë se politika më shumë i ka bërë dëm mësuesve të këtij vendi, kësisoj Rama është shprehur se dëmi vjen “vetëm e popsaçërisht të enjteve”.

“Në kushtet e sotme është e lehtë të marrësh me mend sa e vështirë është puna e mësuesve përballë çunakëve, të cilëve mjedisi i sotëm publik për fat të keq ju mëson shumë më tepër gjëra të gabuara se shembuj të duhur.

I kërkoj ndjesë të gjithë mësuesve, për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve, nuk i ndihmojmë në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por edhe të edukoni qytetarë të mirë. Akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte në kryerjen e misionit tuaj. Të enjten, shfaqja rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës, në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë, unë kam mundësinë që në ditët e tjera të javës, përveç të enjtes, të javë të lajë me sa më shumë punë në mbështetjen tuaj mëkatet e ditës së enjte.”- tha kreu i qeverisë.

Takimi i Ramës me mësuesit është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë me rastin e festës së 7 Marsit./Gazeta Express


    Data: 07 Mars 2018 14:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera