Kthehu lart

"Një komb, një qëndrim", Haradinaj bën NJE forcat politike në Shqipëri! (FOTO)

"Një komb, një qëndrim", Haradinaj bën NJE forcat politike në Shqipëri! (FOTO) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 15:20

Një protestë me rreth 500 të rinj u zhvillua mesditën e kësaj të hënë në Tiranë përballë bllokut të ambasadave. Thirrja e të rinjve të forumeve të partive të ndryshme politike në vend, ishte e njëjtë dhe i drejtohej specifikisht ambasadës franceze në Tiranë: Arrestimi i Ramush Haradinajt është absurd, lirojeni!

Të rinjtë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj politikanit të shquar të Kosovës, ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai mbahet i burgosur në Francë, ku u arrestua mbi bazën e një urdhërarresti të prerë në vitin 2004 nga autoritetet serbe për krime lufte, akuza që Haradinaj ka marrë pafajësi në Gjykatën e Hagës.  

Protesta bëri bashkë pa dallim politik, të rinj të Forumit të LRI-së, FRESSH-it, FRPD-së, Frymës së Re Demokratike, Klubit të Patriotëve të Rinj, Aleancës Kuqezi dhe Lidershit të të Rinjve të Tiranës. 

Të gjithë bashkë veshur me flamurin kuqezi, dhe shqiponjën dy krenare të formuar në duart e tyre, kërkuan lirimin e njeriut që për ta është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Florida Kërpaçi tha se protestat do të vazhdojë derisa Haradinaj të rikthehet në Kosovë. /Gazeta Express/ 

    Të tjera