Kthehu lart

Nesër mblidhet kryesia e PD

Nesër mblidhet kryesia e PD GazetaExpress

Ditën e nesërme, Partia Demokratike do të mbledhë në orën 17:00, kryesinë.

Mbledhje e kryesisë ditën e nesërme, vjen pas përfundimit të analizës në degët e partisë, ndërsa do të vendoset edhe data kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, bëri me dije se Kuvendi Kombëtar do të nisë punën për riorganizimin e strukturave të partisë.

Po ashtu, Basha ftoi ditën e djeshme, kundërshtarët që të japin propozimi konkrete, dhe të mos sulmojnë nga kafenetë.

Deklarata e Bashës, erdhi pas njoftimit të ish-deputetit të PD-së, Astrit Patozi, se nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie politike.

/GazetaExpress/

    Data: 07 Mars 2018 19:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera