Kthehu lart

Negociatat për detin dhe Plotfuqishmëria, Bushati u përgjigjet kërkesave të Metës

Negociatat për detin dhe Plotfuqishmëria, Bushati u përgjigjet kërkesave të Metës GazetaExpress

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme dhe Europës, i është përgjigjur kërkesë së Presidentit Ilir Meta, lidhur me detajimit që ky i fundit kërkoi para se të japë Plotfuqishmërinë për grupin e negociatorëve që do të ulen me palën greke për të arritur marrëveshjen për disa çështje të lënë pezull mes dy vendeve.

Siç bëhet me dije, informacioni i përpiluar nga Ministria e Jashtme për kërkesat e Metës, është dorëzuar ditën e sotme në Presidencë.

Nuk dihet nëse kthimi i përgjigjes mbi temat e ngritura nga Meta, është diskutuar ditën e sotme në takimin që ky i fundit ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është hera e dytë, që Bushati detyrohet të japë llogari tek Meta, lidhur me procedurat dhe metodologjinë që do të përdoret në negociatat me Greqinë.

Para se kreu i Shtetit të vendosë për dhënien apo jo të Plotfuqishmërisë, ka zhvilluar disa takim konsultative me ish-presidentët, si dhe me kreun e Komisionit të Jashtëm, dhe nën/kryetarin e saj.

/GazetaExpress/

    Data: 07 Mars 2018 21:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera