Negociatat me Greqinë, Rama 'kokë më kokë' me Metën

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim ditën e sotme me kreun e Shtetit, Ilir Meta.

GazetaExpress

Takim është zhvilluar në Presidencë, ndërsa besohet se tema kryesore që ka bërë bashkë Metën dhe Ramën janë negociatat për detin që do të zhvillohen me Greqinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka kërkuar nga presidenti Meta Plotfuqishmëri për negociatorët që do të ulen në tavolinë me palën greke, por kreu i shtetit ka kërkuar më shumë detaje mbi këtë temë.

Në kuadër të kësaj, Meta ka pasur edhe disa takime konsultative me ish-Presidentët, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Bujar Nishani e Sali Berisha.

Po ashtu, mes ministrit të Jashtëm Bushati dhe Presidentit Meta, kohët e fundit ka pasur një klimë të tensionuar, dhe siç duket Rama ka shkuar tek Meta për të paqtuar gjërat. 

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit