Kthehu lart

Negociatat me Greqinë, Meta: Çdo gjë në kohën e duhur

Negociatat me Greqinë, Meta: Çdo gjë në kohën e duhur GazetaExpress

Pasi zhvilloi një vizitë në shkollën “Fan Noli” në kuadër të festës së mësuesit, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me negociatat shqiptaro – greke.

Meta nuk preferoi të fliste për politikë në këtë ditë feste duke u shprehur se çdo gjë do të vendoset në kohën e vet.

Ministri Bushati u shpreh dje se do t'u japë informacione shteruese, ju jeni i kënaqur për këtë zoti Meta pasi kishit kërkuar më parë më shumë informacione?

Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë tek shkolla "Fan Noli". Por mendoj që shkolla "Fan Noli" na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 11:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera