Kthehu lart

Mungojnë mjekët specialistë në Sarandë, mbahen në punë ata në pension

Mungojnë mjekët specialistë në Sarandë, mbahen në punë ata në pension GazetaExpress

Në Sarandë mungesa e mjekëve specialistë, ka detyruar drejtuesit e këtij institucioni që të mbajnë ende në punë mjekët që kanë dalë në pension. 

Nevojat janë emergjente ndërsa drejtori i spitalit thotë për Ora News, se pavarsisht mungesave shërbimi i ofruar qytetarëve është cilësor.

Mungesa e mjekëve specialistë në Spitalin e Sarandës ka detyruar këtë institucion që të mbajë në punë disa prej mjekëve, të cilët kanë dalë në pension. Në një intervistë për Ora News, Drejtori i Tajar Lako tregon nevojat urgjente që ka ky institucion duke nënvizuar se mbi këtë problematik është njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Lako:Tek shërbimi i patologjisë, pjesa e kardiologut duke qenë në pension duhet të mendojë që në spital për të ardhur një kardiolog tjetër. Gjithashtu kemi probleme në sektorin e kirurgjisë dhe të gjinekologjisë, ne kemi patur dy reanimatorë, njëri ka dalë në pension, aktualisht vazhdon një person.

Por Drejtori thekson se pavarësisht mungesës së mjekëve specialistë, shërbimi në këtë spital është i mbuluar dhe cilësor.

Lako: Gjithsesi unë po ju them që është shërbimi këtu dhe i pacunguar. Pothuajse në të gjitha specialitetet nuk kemi ndonjë problem që nuk zgjidhet.

Tajar Lako pati edhe një reagim në lidhje me problematikën e raportuar nga televizioni Ora News në lidhje me mbetjet spitalore në qytetin bregdetar, që është dhe një destinacion turistik.

Lako: Nqs dikush, person i papërgjegjshëm do të hedhë mbetje spitalore tek vendi që nuk duhet do merren masa drastike.

Saranda por edhe shumë qytete të tjera të vendit po përballen vitet e fudnit me mungesën em jekëve specialistë. Qeveria ka ofruar një pagesë prej 250 mijë lekësh për të gjithë ata mjekë që do të zhvendosen për të ushtruar profesionin e tyre në spitalet rajonale.

    Data: 21 Janar 2018 12:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera