Kthehu lart

"Mu kujtua kafja e fundit, se pranoja që ai nuk do të vinte më", mesazhi prekës për Olldashin

"Mu kujtua kafja e fundit, se pranoja që ai nuk do të vinte më", mesazhi prekës për Olldashin GazetaExpress

U bënë katër vite sot nga ndarja nga jeta e ish deputetit të PD-së, sokol Olldashi dhe shumë miq të ti deputetët e kanë kujtuar nëpërmjet mesazheve ngushëllimi në rrjetet sociale.

Njëri prej deputetëve, që njëherësh ishte edhe një shok i fëmijërisë së tij, deputeti Oerd Bylykbashi kujton përshëndetjen dhe kafen e fundit me Olldashin.

Ndërkohë që Olldashi, i cili katër vite më parë para se të ndahej nga jeta në një aksident të rendë kishte shpallur edhe kandidaturën për të marrë drejtimin e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës, zgjedhje të cilat i humbi përballë Lulzim Bashës.

Mesazhi

U ndame rreth ores 13:00 pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. I thame njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do te shiheshim te nesermen serish. Ne ora 22:00 dola ‎nga regjistrimi i nje debati ne nje studio TV. Shiu binte litare rruges dhe ndersa ngisja makinen, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora nje telefonate. Nuk e besova. Mora nje shok qe me tha duke iu dridhur zeri "eshte prere keq". Shpresova qe te ishte vec plage. Mora nje shok tjeter qe ishte ne vend ngjarje. "Mbaroi!" me tha me ze te fikur. Nuk me bene kembet te ngjitesha ne shtepi. Njoftova nje shok te vjeter qe u trondit po aq. Desha ta ndaja gjemen, nuk e mbaja dot vetem. Mu kujtua kur u ndame ne dreke me nje mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit ne shkallet e drunjta mbi kokat e nxenesve qe protestonin dhe te gjithe heshtem ta degjonim ne ate mengjes shkurti 1991 ne palestren e gjimnazit "Naim Frasheri" dhe nuk e pranoja qe ai nuk do te vinte me...ishte shoku i pare i vjeter qe nuk do te shihja me kurre! ‎ Ishte si sot, si ne kete ore, 4 vite me pare.‎

/Gazeta Express/
    Data: 20 Nentor 2017 22:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera