Kthehu lart

Mjeshtri i “xhepit” në urban! Policia e Tiranës kap më në fund 45 vjeçarin

Mjeshtri i “xhepit” në urban! Policia e Tiranës kap më në fund 45 vjeçarin GazetaExpress

Policia e Tiranës ka arritur të kapë në flagrancë një 45 vjeçar i cili i kishte vjedhur një vajze të re portofolin, teksa kjo e fundit ishte pasagjere në njërin prej urbanëve të kryeqytetit.

Në pranga ra shtetasi me inicialet I.XH, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në unazën e re.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në Unazë të Re, në stacionin e autobusit, u kap duke vjedhur portofolin, shtetases M.S, vjeç 23 banuese në Tiranë.Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një shumë eurosh dhe lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

    Data: 08 Mars 2018 18:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera