Kthehu lart

Mjeku jep pak shpresa për Aldison Belulin: Ka plagë të shumta në kokë, i riu mund të vdesë!

Mjeku jep pak shpresa për Aldison Belulin: Ka plagë të shumta në kokë, i riu mund të vdesë! GazetaExpress

Mjeku i Spitalit të Traumës në Tiranë ka folur me tone jo pozitive për gjëndjen aktuale të Aldison Belulit, 23 vjeçari që pasi i mori jetën Arjelës 21 vjeçare, qëelloi veten me një plumb në kokë në Tiranë, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë.

Mjeku Jorgo Margo shprehet se i riu ka dy plagë në kokë si dhe dëmtime mjaft të mëdha në shumë pjesë të kafkës, zgravrës së hundës dhe brendësisë së trurit. Mjeku shprehet se problemi kryesor që mund t’i marrë jetën të riut është edema (enjtja) që truri i Aldisonit ka pësuar për shkak të plagës së plumbit. Mjeku margo shton se momentalisht 23 vjeçari ndodhet në reanimacion në një gjëndje jo fort të mirë dhe nëse situata nuk stabilizohet, atëherë jeta e të riut mund të humbasë.

Për më tepër lexoni deklarimin e mjekut, i cili ka dhënë më në detaje gjëndjen shëndetësore të 23 vjeçarit që ditën e djeshme vrau me armë Arjela Muratin.

“Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fytyrës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemoragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit.

Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja.

Ne pamë që ka dy vrima, dy plagë me dy plumba, por janë probleme më tepër balistike, që ka kush i interpreton ne na takon të flasim për ato dëmtime që janë të rënda. Flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes. Është i intubuar me frymëmarrje të drejtuar. Sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, të shpresojmë që të mos progresojë enjtja e trurit. Është në koma, nuk ka lëvizje. Është vendosur menjëherë në komë me ilaçe. Këtu nuk mungon asgjë, nuk besoj se transferimi jashtë do të sillte përmirësim.”, tha Margo./Gazeta Express

    Data: 22 Janar 2018 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera