Kthehu lart

Minibusi në greminë në Skrapar, nxënësit: Përjetuam tmerr

Minibusi në greminë në Skrapar, nxënësit: Përjetuam tmerr GazetaExpress

Pas aksidentit të rëndë ditën e djeshme që për pak sa nuk u kthye në një tragjedi të vërtetë, ku 25 nxënës që po udhëtonin me një mikrobus u aksidentuan, kanë dalë edhe dëshmitë e para nga nxënësit.

Sipas tyre, janë tmerruar kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa sqarojnë se mikrobusi është rrokullisur 4 herë.

“Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frikë. Në mikrobus ishin rreth 26 nxënës të një shkolle”, tregojnë nxënësit.

Mikrobusi si çdo ditë edhe ditën e djeshme po udhëtonte me 25 vetë nga disa fshati Vërzhezhë drejt qytetit të Çorovodës, për të shkuar në shkollë.

Por, makina e drejtuar nga shoferi 52-vjeçar Astrit Hysi, pësoi aksident, ku mbetën të plagosur 11 nxënës, ku njëra prej tyre ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bëri me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga shoferin e mikrobusit, pasi ai nuk ka kontrolluar mjetin, duke qenë është shkak i aksidentit. /GazetaExpress/

    Data: 13 Mars 2018 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera