Kthehu lart

Meta u jep mesazh të fortë të rinjve mes valles dhe krah aktorit të njohur të humorit

Meta u jep mesazh të fortë të rinjve mes valles dhe krah aktorit të njohur të humorit GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 15:07

Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit.

Meta vlerësoi edhe një herë tjetër rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë dhe në vendimmarrje, duke theksuar se “për LSI-në të rinjtë janë të parët”.

Kryetari i LSI-së rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe të LSI-së për nxitjen e politikave rinore, shtimin e mundësive të punësimit duke nxitur sipërmarrjet rinore dhe punësimin e të rinjve.

Meta, duke theksuar rëndësinë e formimit profesional për brezin e ri, vuri në dukje rëndësinë për punë më të mirëpaguara për të rinjtë, si edhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së përshëndeti nismën për të organizuar aktivitete që ndihmojnë të rinjtë për t’u socializuar dhe për të shkëmbyer eksperienca rinore.

Mes valleve, fotove, e aktiviteteve me të rinjtë, ishte menduar edhe për pak argëtim e humor nga aktori Bes Kallaku.


    Data: 20 Mars 2017 15:07
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • A e sheh veten Presidente Monika Kryemadhi? 0

    Të tjera