Kthehu lart

Meta nuk dorëzohet, kërkon për herë të tretë sqarime nga MPJ mbi negociatat për detin me Greqinë

Meta nuk dorëzohet, kërkon për herë të tretë sqarime nga MPJ mbi negociatat për detin me Greqinë GazetaExpress

Vazhdon ping pongu mes Presidenti të Republikës, Ilir Metës dhe ministrit të jashtëm, Ditmir Bushatit për autorizimin që do të mundësojë nisjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje me palën greke. 

Tv klan ka mësuar së kreu i shtetit i ka kthyer për herë të tretë mbrapa ministrit të jashtëm kërkesën për autorizim.

Pas dosjet me afro 100 faqe që Ministria e Jashtme i dërgoi të mërkurën kreut të shtetit, ky i fundit i ka kërkuar sërish informacion shtesë ministrit të jashtëm.

Burimet e Tv Klan bëjnë të ditura se pikërisht për këtë kërkesë të re është diskutuar dhe në takimin mes presidentit dhe kryeministrit.

Të njëjtat burime pohojnë se kreu i shtetit ka arritur ta bind kryeministrin Edi Rama se kërkesa e ministrit të jashtëm ka sërish mangësi ligjore. Për këtë arsye thonë të njëjtat burime ministria e jashtëm është duke riplotësuar dokumentet shtesë që i duhen presidentit të republikës për të firmosur autorizimin.

Ndërkohë burime zyrtare nga ministrja e jashtme mohojnë që në adresën e këtij institucionit të këtë mbërritur një kërkese e re nga kreu i shtetit. Sipas tyre në dosjen që ministri i jashtëm i ka dërguar të mërkurën presidentit është dhënë një informacion shterues për çdo njërën nga kërkesat e bëra prej tij.

Në komentin e këtij institucioni bërë me kërkese të Tv Klan thuhet se dosja ka afro 100 faqe. Në kërkesën e parë që ishte më pak voluminoze kreu i shtetit mori plot një javë kohë për ta dalë me një qëndrim.

Burimet e Tv Klan që flasin për kërkesën e re të presidentit nuk jepen detaje se për kë nga pikat e parashikuara në dhënien e autorizimit ka mangësi në kërkesën e bërë nga Ministria e Jashtme.

Vetë ministri Bushati në një konferencë për shtyp të martën deklaroi se po punohet si një ekip me përfaqësuesit e presidentit për të sqaruar çdo detaje për të patur një qasje solide.

    Data: 08 Mars 2018 17:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera