Mashtroi banorët, bie në pranga biznesmeni i njohur në Tiranë (FOTO +EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme Namik Pelivanin, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” sh.p.k.

GazetaExpress

Arrestimi i tij është bërë pasi është dënuar me vendim gjykata, për mashtrim.

Pelivani ishte paditur në vitin 2015 nga disa banorë, ku në tokën e tyre kishte ndërtuar një pallat, por nuk ka respektuar kontratën me pronarët e tokës.

Banorët në atë kohë, hipën mbi pallatin që po ndërtonte Pelivanin, duke kërcënuar me hedhje në rast se nuk do të zgjidhej ky problem.

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit