Kthehu lart

Makina përfundon në trotuar, aksidenton kalimtarin në Tiranë (VIDEO)

Makina përfundon në trotuar, aksidenton kalimtarin në Tiranë (VIDEO) GazetaExpress E hënë, 17 Korrik 2017 12:39

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Zogut të Ri” në kryeqytet te kryqëzimi i “Don Boskos”.

Mësohet se një makinë ka përfunduar në trotuar, ku ka akisdentuar një këmbësor. 

I aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia Rrugor ka vajtur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

JOQ ka publikuar edhe një video vetëm pak momente pas aksidentit. 

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e "Don Boskos".

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit "Volksvagen", me  drejtuese shtetasen M. F.

Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e "Don Boskos" ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit "Volsvagen".

Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

/G.D - Gazeta Express/

    Data: 17 Korrik 2017 12:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera