Kthehu lart

LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë!

LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë! GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 21:23

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi do të ishin farsë”.

Deklarata është bërë nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i cili ka komentuar aktualitetin politik.

Në fjalën e tij Rama e cilësoi si emergjente dialogun me PD me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

“Për sa kohë thashë që transparenca e këtij procesi, transparenca e dialogut, janë ende mundësi reale, gjykoj se ka ende mundësi të pashfrytëzuara që çojnë në zgjidhjen e situatës. Fakti që thashë se zgjedhje pa opozitën nuk janë zgjedhje, fakti që thashë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë, fakti që thashë që zgjedhjet pa opozitën nuk i shërbejnë as vendit, as procesit të integrimit dhe nuk janë zgjedhje të përgjegjshme politike të një vendi anëtar të NATO-s…do të thotë që mbi këtë konstante qëndrimi duhet të orientohet dhe fokusohet e gjithë jeta politike.”. theksoi Rama nga studio e ABC News

Prej ditësh tashmë Kryeministri Edi Rama ka shprehur vullnetin e PS për të mbajtur zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, qoftë edhe pa opozitën. /Gazeta Express/

    Data: 20 Mars 2017 21:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera