Kthehu lart

Ligji i shërbimit civil, Vasili: Po dhunohet, pse hesht Vlahutin

Ligji i shërbimit civil, Vasili: Po dhunohet, pse hesht Vlahutin GazetaExpress

Publikimi i raportit të Komisionerit të Shërbimit një ditë më parë, ku theksonte se në Shqipëri nëpunësit civilë janë emëruar në kundërshtim me ligjin, ka ngjallur reagimin e kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

Duke e cilësuar si korrekt këtë raport, Vasili shprehet se ligji i shërbimit civil, i miratuar pas rekomandimit të BE-së nuk po zbatohet, ndërsa nga ana tjetër nuk ka asnjë reagim nga ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Për Vasilin, duke para rëndësinë e këtij ligj, i cili ka qenë kushte i integrimit europian dhe monitorohet fort nga BE në Bruksel, heshtja e Vlahutin është shumë serioze.

“Pse hesht Vllahutin dhe mbyll syte para dhunimit te ligjit te sherbimit civil, qe po shperben dhe po politizon ne themel administraten publike te ketij vendi.”, e mbyll reagimin e tij Vasili.

Reagimi i Vasilit:

Ligji i sherbimit civil dhunohet, ndersa Vllahutin hesht.

Raporti korrekt dhe ligjor i Komisionerit te Sherbimit civil zbulon qarte se me shume se nje e treta e nepunesve civil jane emeruar ne kundershtim me ligjin e sherbimit civil.Ka edhe mjaft fakte te tjera ne kete raport te komisionerit i cili ben nje skaner trondites se si ky ligj po zhbehet dita dites.

Edhe shqiptari me i fundit e ka shume mire te fiksuar qe ne 2013 miratimi i ligjit te sherbimit civil ishte kusht i pakapercyeshem per integrimin europian e marjes se statusit te vendit kandidat dhe u kerkua me insistim nga Bashkimi Europian.

Ishte pikerisht miratimi i tij perpara zgjedhjeve te 2013,qe mundesoi me pas rekomandimin e BE per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.

Ligji per sherbimin civil dhunohet nga qeveria ne mes te dites ndersa BE ne Tirane hesht.

Per shkak se ky ligj ishte kusht i integrimit europian dhe monitorohet fort nga BE ne Bruksel heshtja e BE ne Tirane eshte nje pergjegjesi serioze politike.

BE ne Tirane ka qene shpesh e papertuar per te folur,komentuar e sugjeruar edhe per mjaft ceshtje ku do kishte ndihmuar me shume duke mos folur.

Pse hesht Vllahutin dhe mbyll syte para dhunimit te ligjit te sherbimit civil, qe po shperben dhe po politizon ne themel administraten publike te ketij vendi.

/GazetaExpress/

    Data: 08 Mars 2018 19:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera