Kthehu lart

Letra prekëse që Ali Podrimja i dërgonte Agollit: I dashur Dritëro, djali është futur në një kotësi të thellë

Letra prekëse që Ali Podrimja i dërgonte Agollit: I dashur Dritëro, djali është futur në një kotësi të thellë GazetaExpress

Elona Agolli, vajza e poetit të madh Dritëro Agolli publikon një letër prekëse të dërguar nga poeti Ali Podrimja në adresë të babait të saj.

Letra e panjohur me të cilën Podrimja i është drejtuar poetit tjetër, Agollit është pikërisht momenti i përjetimit të tij, pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit. 

“Duke dashur të largohesha një çast nga punët e përditshme të zyrës dhe të ndjeja frymën e babit përmes leximit të rreshtave të dorêshkruara nga ai, ngeca në një letër tejet të dhimbshme, shkruar nga miku i tij i madh Ali Podrimja. 

Në atë letër ai i përcillte dhimbjen e papershkruar, pasi ishte njohur me lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit, Lumit. “Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij .”- kështu i shkruan Dritëroit, shpirtërisht i dêrrmuar atë 30 tetor tw vitit 1979 , kur vetë poeti ishte jo më shumë se 37 vjeç”, shkruan Elona në rrjetin e saj social.

Letra e plotë:

I dashur Dritëro,

Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.

Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar . S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.

I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi.Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij.

Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit. Më fal, nuk po mundem më të shkruaj. Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.

Me dashuri vëllazërore

Ali Podrimja

30.10.79 , Beograd

P.S

30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.

Aliu

    Data: 07 Mars 2018 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera