Lë qelinë e burgut pronari i moshuar i "Kristalit"

Ahmet Muça lë qelinë e burgut

GazetaExpress

Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në arrest shtëpie Ahmet Muçën, pronarit e universitetit “Kristal” tashmë të mbyllur.

Prokuroria në kërkesën e saj ka thënë se masa e sigurisë duhet të jetë “arrest shtëpie”, pasi Muça është mbi moshën 70 vjeç. Kjo për arsye se për ata që janë mbi këtë moshë nuk mund të merret masa shtrënguese si arrest me burg për këto vepra penale.

Ish-pronari i Universitetet “Kristal” akuzohet për korrupsion në sektorin privat. Ahmet Muça u kap dy ditë më parë duke shitur një diplomë, akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh.

Që pas mbylljes së Universitetit “Kristal”, në vitin 2014 me vendim të Këshillit të Ministrave, Muçaj ka ruajtur numrat e amzës që ka marrë para vitit 2012, pra, para vitit kur iu pezullua licenca. Persona të ndryshëm që kërkonin të diplomoheshin në mënyrë fiktive paguanin shuma parash te Muçaj dhe ky i fundit, duke përdorur numrat e amzës që kishin mbetur bosh, falsifikonte diplomat.

Në këtë mënyrë, personat që blinin diplomat figuronin të diplomuar që para vitit 2012. Edhe në rastin në fjalë, ku vajza 30-vjeçare bashkëpunoi me drejtësinë, është vepruar në të njëjtën mënyrë. Ajo mori një diplomë si juriste dhe figuron e regjistruar në universitet në vitin 2010 dhe e diplomuar në vitin 2013.

Në diplomë është edhe firma e ish-dekanit, por Policia dyshon se ajo mund të jetë falsifikuar. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës do të bëjë të gjitha verifikimet e nevojshme për rastin në fjalë. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 741, datë 22.01.2018, lidhur me referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, për dyshime në dhënien e diplomave të falsifikuara.
Në kuadër të këtij hetimi, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ahmet Muçaj, ishadministrator i Universitetit “Kristal”, për veprën penale “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke i dorëzuar një diplomë të falsifikuar të nivelit bachelor, dega Drejtësi, një shtetaseje kundrejt një pagese”, shkruan një njoftim i Prokurorisë së Tiranës

/Express

Të tjera

Lajmet e fundit