Kthehu lart

Largime dhe emërime në Policinë e Shtetit (EMRAT)

Largime dhe emërime në Policinë e Shtetit (EMRAT) GazetaExpress

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë disa lëvizje ditën e sotme në drejtoritë rajonale të policisë.

Siç bëhet me dije, dy drejtoritë më të prekura, janë ajo e Elbasanit dhe Vlorës.

Mësohet se Veliu ka larguar zv/drejtorin e Elbasanit, Edmond Sulaj, për ta zëvendësuar atë me Ilirian Ballën.

Po ashtu, drejtori i Policisë ka ndryshuar edhe Shefin e Rendit të Elbasanit, duke larguar Lavdërim Durbakun për ta zëvendësuar me Bledar Perbati.

Policia e Vlorës ka pësuar ndryshime në nivel zv/drejtorësh, ku është emëruar Dritan Dorda, si dhe në krye Komisariatit është vendosur Alket Ahmeti.

Ndryshime ka pasur edhe në policinë e Pukës, ku është larguar shefi i Komisariatit Pal Markut, ndërsa është emëruar Asllan Zhivani. 

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 18:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera