Kthehu lart

Ish- deputeti Frroku dënohet me 7,6 vite burg, i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë

Ish- deputeti Frroku dënohet me 7,6 vite burg, i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 12:50

Ish- deputeti Mark Frroku është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për 3 akuzat që rëndojnë mbi të si pastrim parash, fshehje pasurie e ndërtim pa leje.

Ndërkohë Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë.

Pas seancës, dy avokatët e mbrojtjes paralajmëruan apelimin e vendimit, ndërsa e cilësuan një fitore lirimin e klientit të tyre nga akuza e vrasjes.

“Nuk kishte prova, ishte ndërtuar akuza mbi bazë thashethemesh” thanë ata.

 Vladimir Meçe: Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në gjykimin në shkallë të parë dhe në mbrojtjen tonë dhe mendojmë që në Apel do ta ç’bëjmë edhe këtë pjesë të vendimit.

“Ka vend që në Apel të paraqesim kërkesë dhe ka vend që Gjykata e Apelit të pranojë kërkesën tonë për kryerjen e një akti të ri ekspertimi. Mendojmë që Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka vepruar drejt duke rrëzuar kërkesën për kryerjen e këtij akti të ri ekspertimi. Kjo është thelbësore dhe mbi këtë pastaj gjykohet dhe vlerësohet”.

Vladimir Meçe: Padyshim që po.

“ Ishte një akuzë e ndërtuar mbi thashetheme që në fillim të herës, e kishim thënë që nuk kishte prova për vrasje”.

    Data: 21 Prill 2017 12:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera