Kthehu lart

Kush është spanjolli i famshëm që tentoi të trafikonte kokainë në Shqipëri

Kush është spanjolli i famshëm që tentoi të trafikonte kokainë në Shqipëri GazetaExpress

Gazeta e dytë më e madhe e Spanjës El Pais shkruan se trafikanti spanjoll Sito Minanco, që ndodhet në burg, ka tentuar të furnizonte me kokainë një rrjet që përfshinte Italinë, Holandën dhe Shqipërinë.

Sipas gazetës bëhej fjalë për sasi të mëdha, vetëm në 2 tetor-nëntor të 2017 kishte trafikuar 4 mijë e 416 kilogram kokainë.

Nuk dihet ende nëse Minanco ka mundur që të sjellë kokainë në vendin tonë, por sekuestrimi i 613 kg kokainë pak ditë më parë në Portin e Durrësit, nuk e përjashton mundësinë se në vendin tonë mund të kenë ardhur sasi të mëdha kokaine edhe më parë.

    Data: 06 Mars 2018 18:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera