Kthehu lart

Kundër varrezave greke, shqiptarët e Maqedonisë protestojnë në Tepelenë

Kundër varrezave greke, shqiptarët e Maqedonisë protestojnë në Tepelenë GazetaExpress

Mëngjesin e sotëm nisi gërmimi për eshtrat e ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës, si pasojë e marrëveshjes së arritur mes ministrave Bushati dhe Kotzias.

Por aktivistë të shoqërisë civile dolën në protestë duke kundërshtuar këtë marrëveshje.

Ata i bëjnë thirrje ministrit Bushati të mos e pranojë këtë turp për ngritjen e varrezave greke, por të dërgojë eshtrat e tyre në vendin fqinj.

Aktivistë të ardhur nga Maqedonia kanë çarë rrethimin, por janë ndaluar nga policia.

‘’Sot do të hidhet  një hap shumë i rëndësishëm, pasi shpirtrat e ushtarëve grekë do të prehen të qetë. Kjo është marrëveshja e bisedimeve që patëm me palën shqiptare në Kretë.

Kjo marrëveshje do të çojë në prespektivën e një marrëdhënie më të qëndrueshme mes dy vendeve. Të nxisim marrëdhëniet e mira me fqinjët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Gazeta Express

    Data: 22 Janar 2018 11:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera