Kufoma e dekompozuar në Fier, dyshohet për vrasje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas zbulimit të kufomës brena një kanali në fshatin Daullas të Fierit. 

GazetaExpress

Ka qenë një hetim disa mujor i policisë se Fierit  qe ka çuar ne zbulimin e trupit të dekompozuar në një kanal ne rrugën që të çon në këtë fshat  të Fierit. Mësohet se hetimet janë kryer për zbulimin e vendndodhjes se personave qe janë denoncuar nga familjaret si të zhdukur. Në këtë rast, bazuar ne informacione operative, ka pasur dyshime se një  person i denoncuar nga familjaret si i zhdukur ne muajin qershor të vitit te kaluar mund te ishte vrarë.

Mësohet se falë hetimeve speciale janë siguruar të dhëna për vendodhjen e mundshme të eshtrave të një personi te zhdukur rreth 9 muaj me parë, që mendohet të jete i seksit mashkull, rreth 34-35 vjeç. Gjithashtu, mësohet se gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen si edhe një person që mund të jetë i përfshirë në të.

Eshtrat gjendeshin të mbështjella me një batanije dhe brenda kanalit u gjet edhe një valixhe. Nga kqyrja paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me mjete prerëse dhe trupi mund te jetë gjymtuar.  Eshtrat janë gjetur në disa pjesë të kanalit dhe tashmë pritet qe policia të dalë edhe në versionin e plotë të ngjarjes. /BW/

Të tjera

Lajmet e fundit