Kthehu lart

Kryeprokurorja thirrje qytetarëve: Denonconi korrupsionin!

Kryeprokurorja thirrje qytetarëve: Denonconi korrupsionin! GazetaExpress

Kur kanë kaluar pak javë nga ardhja në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit.

Thirrja në fjalë, është bërë në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo lloj afere korruptive jo vetëm në prokurori por edhe në institucionet e tjera publike.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”., -thuhet në shënimin e prokurorisë.

Pas ardhjes së Marku në krye të këtij institucioni, edhe faqja zyrtare në internet ka ndryshuar, ku në vend të fotos së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është vendosur shënimi në fjalë.

Kryeprokurorja e re e përkohshme u zgjodh me 69 vota të mazhorancës, pasi opozita e kundërshtim këtë emërimi duke e cilësuar si antikushtetues.

Pasi mori detyrën, ajo bëri disa lëvizje të bujshme, siç ishin lëvizjet e drejtuesve të prokurorisë së Fierit, Elbasanit, Durrësit, Kukësit dhe Tiranës.

/GazetaExpress/ 

    Data: 12 Janar 2018 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera