Kthehu lart

Kryeinspektori “gangster” godet me grushte vartësin e tij në Vlorë (Video)

Kryeinspektori “gangster” godet me grushte vartësin e tij në Vlorë (Video) GazetaExpress E enjte, 10 Gusht 2017 19:41

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar këtë të enjte në Vlorë, ku kryeinspektori i Mjedisit Ersid Hasanllari ka goditur disa herë me grushte në fytyrë vartësin e tij, një 33 vjeçar me inicialet E.B.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale, Ersid Hasanllari ka ofenduar fillimisht në celular vartësin e tij se përse ai nuk ka shkuar që të gjobisë një subjekt privat për shkelje ligjore. Më p[as, në përballjen me të ai e ka goditur me grushte.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq, pasi vartësi e ka denoncuar në polici dhe kjo e fundit ka arrestuar në rlagrancë kryeinspektorin.

Më poshtë video e sherrit mes tyre dhe arrestimi i policisë:


Vlore, kryeinspektori grushta ndaj vartesit by gazetaexpress-shqiperi


NJOFTIMI I POLICISE

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B.,  gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal./Gazeta Express

    Data: 10 Gusht 2017 19:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera