Kthehu lart

Krimi që fshihet pas djegies në banesë së nënës dhe djalit në Vlorë

Krimi që fshihet pas djegies në banesë së nënës dhe djalit në Vlorë GazetaExpress

Një krim i rëndë dyshohet të fshihet pas zjarrit që shkrumboi një banesë duke lënë të pajetë brenda një grua të moshuar dhe djalin e saj.

Selkie Hoxhallari me origjinë nga Korça 73 vjeçe dhe djali i saja Novruzi 43 vjeçar, u gjetën të shkrumbuar në banesën e tyre pranë Pyllit të Sodës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Por teksa në një njoftim paraprak të policisë u tha se dyshohej për një zjarr të rënë aksidentalisht në banesë, nga ekspertiza-mjeko ligjore e kryer, në trupat e të ndjerëve janë gjetur shenja dhune, cka flet për një vrasje dhe që më pas t’i jetë vënë zjarri banesës ku ata po qëndronin. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë. Burime nga mjekësia ligjore thanë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar.

Ngjarja ndodhi në banesën një katëshe të familjes, rreth orës 04.20 kur dy trupat u gjetën të karbonizuar.

“Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht ,  ku për pasojë janë djegur e kanë ndërruar jetë nënë e bir”, thoshte policia në një njoftim paraprak, teksa deklaroi se trupat e pajetë ishin transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

E para që u përball me këtë tragjedi ishte bashkëshortja e 43-vjecarit Novruz Hoxhallari, me të cilin ka një djalë. Në mbrëmje, ajo bashkë me djalin e vogël ishte larguar për gjumë në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina. Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor, e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, kur ajo nuhati erën e tymit. Kur shkoi në kuzhinë çdo gjë kishte marrë fund. Nënë e bir ishin karbonizuar.

FOTOT

/Gazeta Express

    Data: 21 Janar 2018 11:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera