Korçë, 20-vjeçarja vret veten pas sherrit me të fejuarin

Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetë duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

GazetaExpress

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Korçës, ku e reja me inicialet E.V, u gjet në banesë nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ndërroi jetë në spital.

Panorama shkruan se vajza ka ndërmarrë aktin e rëndë pas një debati që kishte pasur me të fejuarin e saj.  

Familjarët në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

/Express

Të tjera

Lajmet e fundit