Kthehu lart

Korçari del nga burgu dhe bën veprimin që nuk pritej

Korçari del nga burgu dhe bën veprimin që nuk pritej GazetaExpress

Edhe pse sapo kishte dalë nga burgu për vjedhje korçari nuk vë mend dhe rifillon përsëri aktivitetin kriminal.

Saleo Stojani nga Korça u vu në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për “Vjedhja” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 13.12.2017,  rreth orës 21:35  u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.

Në rrugën "Ibrahim Rugova" dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.

Materialet  i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Data: 14 Dhjetor 2017 14:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera