Kthehu lart

Kontrata të përkohshme për mësuesit praktikantë, ja ndarja në rrethe

Kontrata të përkohshme për mësuesit praktikantë, ja ndarja në rrethe GazetaExpress

Pas miratimit të numrit të praktikantëve që do të kryejnë praktinë profesionale në sistemin arsimor parauniversitar, zbardhen edhe drejtoritë dhe zyrat arsimore ku do të shpërndahen.

1500 praktikantët do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mbi bazën e pagës minimale, çka do të ketë një efekt në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë prej 90.4 milionë lekësh.

Kontratat e përkohshme do të ndahen në dy periudha, sipas ciklit shkollor: 1 janar-15 qershor 2018 dhe 15 shtator-31 dhjetor 2018.

Drejtoria Arsimore e qytetit të Tiranës ka dhe numrin më të lartë të praktikantëve, 170, ndjekur nga DAR Elbasan me 104 praktikantë.

Më poshtë edhe tabela e plotë e publikuar nga Scan me institucionet dhe numrin përkatës të praktikantëve:

DAR Berat 56
DAR Dibër 40
DAR Durrës 88
DAR Elbasan 104
DAR Fier 82
DAR Gjirokastër 21
DAR Korçë 62
DAR Kukës 36
DAR Lezhë 36
DAR Shkodër 88
DA e Qytetit Tiranë 170
DA e Qarkut Tiranë 67
DAR Vlorë 69
ZA Kuçovë 14
ZA Skrapar 13
ZA Bulqizë 20
ZA Mat 31
ZA Krujë 31
ZA Gramsh 22
ZA Librazhd 40
ZA Peqin 16
ZA Lushnjë 66
ZA Mallakastër 16
ZA Përmet 13
ZA Tepelenë 18
ZA Devoll 14
ZA Kolonjë 8
ZA Pogradec 37
ZA Has 12
ZA Tropojë 18
ZA Kurbin 26
ZA Mirditë 18
ZA Malësia e Madhe 20
ZA Pukë 16
ZA Kavajë 36
ZA Delvinë 7
ZA Sarandë 17
ZA Kamzë, Tiranë 51
TOTALI 1500

    Data: 07 Mars 2018 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera