Kthehu lart

Koloneli i përgjigjet flakë për flakë Berishës: Kush është sharlatani, pakti që bëre ti....

Koloneli i përgjigjet flakë për flakë Berishës: Kush është sharlatani, pakti që bëre ti.... GazetaExpress

Koloneli i Detit Myslim Pasha i përgjigjet Sali Berishës i cili gjate emisionit “Real Story” te gazetarit Sokol Balla e quajti atë “ Mashtrues dhe Kryemashtrues“.

Pasha i rendit gjithe historine, duke e akuzuar ate direkt per paktin e fshehte ne marrevehsjen e 2009, kur sipas tij, vija pushtuese kish ardhur deri në mesin e Otrantos.

Postimi i plote 

Nëntë vjet më parë kur dhatë intervistë në: “ Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një Det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter.

Unë ndodhem në transhenë time të hershme, një kolonel i ushtrisë shqiptare, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë! Aty më gjeti kumti, kur një gazetar, solli një tekst marrëveshjeje dhe të qepur nga pas, një listë koordinatash të vijës ndarëse të detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ishte  data 27.04.2009. Vija pushtuese kish ardhur deri në mesin e Otrantos. Ky ishte kushtrimi. Të nesërmen mediumet shqiptare botuan hartën e asaj vije. Ti kishe bërë një Pakt të fshehtë, pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa hartë shqiptare, pa versione hartografike të propozuara nga pala shqiptare, e kryer me aq nxitim, ashtu siç e ka trajtën e një Pakt i Fshehtë.

Kush është sharlatani !?

Vijon marrëzia jote! Sapo e gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë dhe ti more kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillove të masësh e të shpjegosh humbjen. Unë sogjetoja nga transheja ime, hulumtoja se ç’batërdi kish bërë ekipi yt.

Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

a) Shqipëria ka marrë në Çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

b) Greqia ka marrë në Çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.

Kush është pra sharlatani!?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirpo ajo nuk të pyeti ty dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë. Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tënd që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve  Tignosso ( Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “ Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”

Atëherë kush është kryesharlatani?

Sali Berishë, sot e kësaj dite ti ulërin dhe shkrofëtin si nga tribuja se “ I vetmi ekspert është Myslim Pasha” duke mos e përmendur Gjykatën Kushtetuese e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studjuesëve të shumtë çka e gjeti përkimin e saj në një Vendim me cilësi profesionale shëmbullore. Ndërkaq Kundëradmirali vijon të njëtin avaz dhe të njëjtën pyetje se “ Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Unë kam qënë i hapur i drejpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë.

Dhe kush është sharlatani!?

Ti, mashtron dhe gënjen aq paturpësisht se Kompania ligjore  “Deëey & LeBoeuf LLP , paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qënë “proper agreement” çka është një gënjeshtër. Kurse ajo është shprehur që “ Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur! “ Shkoni në arkiv dhe do ta gjeni!

Kush është pra, Kryesharlatani?

Tani që po përgatiten për të rinegocuar marrëzia jote i kapërxen përfytyrimet. Ti akuzon se po shitet Deti…se po bëhën pazare…ti ulërin se do të shtrihesh në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive  ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!!” dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë”  dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta të marramendëse. Qëllimi yt kryesor është që të mos fillojnë negociatat dhe të çohet çështja në Gjykatën e Hagës, apo Hamburgut.

Kush është sharlatani?

Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektualit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimit të paskrupullt të një vepre që cënon Integritetin e Shqipërisë./Panorama

    Data: 07 Mars 2018 07:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera