Kthehu lart

Kokaina në Durrës, flet Meta: Guximi për të sjellë 613 kg drogë është shqetësues!

Kokaina në Durrës, flet Meta: Guximi për të sjellë 613 kg drogë është shqetësues! GazetaExpress

Presidenti Ilir meta ka folur për herë të parë në lidhje me kapjen e 613 kilogramëve të kokainës në Durrës, duke deklaruar se operacioni i policisë ishte mjaft pozitiv, por nga ana tjetër shqetësues, mbetet fakti se duhet një guxim i madh për të sjellë një sasi të tillë droge në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Meta u shpreh se guximi “për të nisur një ngarkesë të tillë” është shqetësues pasi krimi i organizuar po kthehet në një problem edhe për shtete të mëdha si Italia.

Meta është pyetur nga Balla në lidhje me grupet kriminale duke thënë nëse Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar e posaçërisht me drogën, e në përgjigje Presidenti është kthyer me po një pyetje retorike, duke i thënë drejtuesit të emisionit se “Ju duket pak droga...?!”

Balla: A janë të mjaftueshme përpjekjet e qeverisë?!

Meta: Aksioni i policisë është pozitiv, por edhe guximi për të nisur një ngarkesë të tillë është shqetësues. Lufta kundër këtij fenomeni dhe këtyre grupeve kriminale që janë forcuar ndjeshëm është një shqetësim.

Është një shqetësim edhe për çështje të sigurisë kombëtare. Kur grupet kriminale janë bërë një shqetësim për Italinë, që është një vend ku e ku më i madh se ne, atëherë ky është vërtetë një problem’, u shpreh Presidenti Ilir Meta./Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 22:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera