Kishte kthyer shtëpinë në depo ushtarake, arrestohet 30 vjeçari

30 vjeçari Ernest Lekaj, nga Vau i Dejës u vu në prangat e policisë së Shkodrës pasi në banesë iu sekuestruan armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike.

GazetaExpress

Nga strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë, 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4, 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatorë, nje sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit