Kthehu lart

Kërkoi sekuestrimin e serverit të ILDKP, Gjykata e Lartë "rrëzon" Prokurorinë

Kërkoi sekuestrimin e serverit të ILDKP, Gjykata e Lartë "rrëzon" Prokurorinë GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:30

Gjykata e Lartë, nuk pranoi rekursin e prokurorisë, për sekuestrimin e dokumenteve dhe serverit qëndror të ILDKPKI-së për llogari të hetimeve të nisur nga prokuroria.

Mësohet se tre anëtarët e kësaj gjykate në dhomën e këshillimit vendosen të mos pranonin rekursin, duke lënë në fuqi kështu vendimin e dy shkallëve të gjyqësorit, që nuk lejoi sekuestrimin e këtyre materialeve. 

Pak kohë më parë, ishte prokuroria që me vendimin e prokurorit kërkoi sekuestrimin e serveriot të të gjithë deklaratave të pasurisë dhe sekuestrimin e disa librave të regjistirmit. Por ky vendim u kundërshtua në gjykatë, e cila i dha të drejtë ILDKPKI-së, ndaj të cilës prokuroria nisi hetime për mos veprime në rastet e konfliktit të interesit. /ABCNews/

    Data: 11 Janar 2017 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera