Kthehu lart

Kapet me 1 milion dollarë heroinë shqiptari në Bullgari

Kapet me 1 milion dollarë heroinë shqiptari në Bullgari GazetaExpress

Një sasi e madhe droge është sekuestruar këtë të martë nga policia Bullgare.

Siç bëhet e ditur, droga e llojit heroinë është sekuestruar nga dogana bullgare, e cila gjatë një kontrolli mbi Urën e Danubit pranë Rusisë në kufi me Rumaninë, e ka zbuluar në dyshemenë e një makine.

Në drejtimin e makinës ishte një shqiptar, me qëndrim në Itali, i cili u vu në pranga nga policia bullgare.

Sipas autoriteteve bullgare, nëse droga prej 37 kg do të dilte në treg, do të kapte një vlerë deri në 1 milion dollarë.

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 21:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera