Kthehu lart

Kadiu denoncon skandalin: Koncesionari po shkatërron thesarin arkeologjik

Kadiu denoncon skandalin: Koncesionari po shkatërron thesarin arkeologjik GazetaExpress

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar sot publikisht një skandal në qytetin e Durrësit që po konsumohet në sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vepron.

Përmes një statusi në “Facebook”, Kadiu bënë me dije se kompania që ka në koncesion portin e fushave të bovave në Porto Romano i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë një shtesë kontrate për të forcuar një trase aktuale dhe për të ndërtuar një mur mbrojtës (dallgëthyes) pranë faqes së kodrës në pjesën jugore.

“Pa kaluar akoma për shqyrtim në komisionin përkatës, asaj të ekonomisë dhe financës dhe pa marrë akoma miratimin nga kuvendi kompania sot vazhdon punimet për ndërtimin e këtij muri (shikoni fotot bashkangjitur).Të paktë janë individët të cilët e dinë se pikërisht në faqen e kësaj kodre ndodhet muri Romak i qytetit, i cili daton që në shekullin e 6-të. Ky mur ashtu sikurse veliera e qytetit apo sikurse pallati përbri velierës, të cilët janë ndërtuar mbi këto mure, do të ketë të njëjtin fat”, - shprehet deputetja demokrate, teksa i kërkon autoriteteve dhe medias të shohin nga afër sesi qeveria lejon shkatërrimin e vlerave të tilla historike dhe arkeologjike.

Statusi i plotë i Kadiut

“Kompania e cila ka marrë me koncesion portin e fushave të bovave në Porto Romano i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë një shtesë kontrate për të forcuar një trase aktuale dhe për të ndërtuar një mur mbrojtës (dallgëthyes) pranë faqes së kodrës në pjesën jugore.
Pa kaluar akoma për shqyrtim në komisionin përkatës, asaj të ekonomisë dhe financës dhe pa marrë akoma miratimin nga kuvendi kompania sot vazhdon punimet për ndërtimin e këtij muri (shikoni fotot bashkangjitur).Të paktë janë individët të cilët e dinë se pikërisht në faqen e kësaj kodre ndodhet muri Romak i qytetit, i cili daton që në shekullin e 6-të. Ky mur ashtu sikurse veliera e qytetit apo sikurse pallati përbri velierës, të cilët janë ndërtuar mbi këto mure, do të ketë të njëjtin fat.

Ky qytet që duhet të linte pas të gjithë qytetet si Spliti, Budva apo këdo qytetet tjetër bregdetar të detit Adriatik sot Durrësi ndodhet përsëri në të njëjtën situatë, shkatërrim të thesarit të tij arkeologjik.

Ku e gjen guximin ky operator të bëj një shkatërrim të tillë qytetit tonë?
Cilët janë politikanët që mbajnë në ndërgjegjen e tyre këtë shkatërrim?
Ftoj të gjitha instancat dhe mediat lokale dhe kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare të shohin nga afër sesi qeveria lejon shkatërrimin e vlerave të tilla historike dhe arkeologjike.
Rrugëtimi evropian na ka treguar që ekonomia nuk ndërtohet mbi shkatërrimin e mjedisit, përkundrazi ajo ndërtohet duke ju përshtatur kushteve mjedisore /Express


    Data: 20 Shkurt 2018 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera