Kthehu lart

Jo vetëm e shtunë dëfrimi në Tiranë! Shoferët e pësojnë nga alkooli dhe shpejtësia!

Jo vetëm e shtunë dëfrimi në Tiranë! Shoferët e pësojnë nga alkooli dhe shpejtësia! GazetaExpress

Edhe mbrëmjen e të shtunës duke gdhirë e diela, policia rrugore e Tiranës ishte në gatishmëri për të garantuar sigurinë në rrugë dhe shmangien e aksidenteve.

Kjo pasi, e shtuna vijon ta gjejë rininë jashtë deri në orët e para të mëngjesit. Jo të gjithë janë korrektë dhe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Nga pikat e kontrollit që policia ka ngritur në zona kyçe të kryeqytetit, ka pasur mjaft shoferë që janë ndaluar në kushtet e konsumimit të alkoolit. Ndërsa të tjerë kanë thyer limitin e shpejtësisë së lejuar në zonë të banuar. Radari me të cilin efektivët rrugorë kanë kontrolluar këtë mbrëmje ka kapur mjaft shoferë të shkujdesur me shpejtësi nga 80 km/h deri në 100 km/h.

Për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, policia vepron duke çuar shoferin në komision, ku vendoset koha se sa muaj do t’i hiqet leja e drejtimit.

Policia ka apeluar vazhdimisht që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm në të tilla raste, ku është këshilluar që në rast të konsumimit të alkoolit të përdorin automjete të transportit publik.  /Gazeta Express

Njoftimi i policise

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të shpejtësisë sidomos në qendrat e banuara, por edhe në autostradën Tiranë – Durrës e anasjelltas, për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për ata që drejtojmë mjetin pa Leje Drejtimi.Kontrollet janë përqëndruar edhe në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto:
• 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit.
• 95 masa për parakalim të gabuar
• 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
• 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.
Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.
Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me të njëjtin intensitet kontrollet me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke bërë më të sigurt rrugën për përdoruesit e saj.

    Data: 14 Janar 2018 08:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera