Kthehu lart

Ishmi del nga shtrati... banorët e Murqinës e Mallkuçit përmbyten për herë të tretë!

Ishmi del nga shtrati... banorët e Murqinës e Mallkuçit përmbyten për herë të tretë! GazetaExpress

Moti i keq dhe rëniet intensive të shiut kanë sjellë për pasojë dhe daljen nga shtrati të lumit Ishëm në Fushë- Krujë, i cili ka marrë përpara një sërë tokash duke i përmbytur.

Situata shfaqet problematik veçanërisht në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç, ku janë përmbytur thuajse 50 hektarë tokë bujqësore.

Kjo është hera e tretë për këtë dimër, të cilën banorët e zonës e përjetojnë n mënyrën më të keqe të mundshme... duke iu mbytur tokat, puna dhe shtëpitë.

Deri më tani, raportohet të jetën nën pushtetin e ujit rreth 30 banesa./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 08:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera