Kthehu lart

Ish-ministri komshi me Mandin e Nishtullës, zbulohet lidhja e veçantë me komunitetin rom

Ish-ministri komshi me Mandin e Nishtullës, zbulohet lidhja e veçantë me komunitetin rom GazetaExpress

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, njihet për raportet shumë të veçanta që ka me njerëzit, e sidomos me durrsakët, qytet edhe nga është me origjinë.

Mbrëmjen e sotme ai ka publikuar një foto në profilin e tij në ‘Facebook’ me këngëtarin e njohur të muzikës tallava, Mandin e Nishtullës, me të cilin janë edhe komshinj.

“Me Mandi nishtulles komshiun tim dhe këngëtarin me te dashur për njerëzit e thjeshte”, -shkruan ish-ministri në dixhiturën e fotos.

Në fakt, Koka njihet si mbështetës shumë i madh i komunitetit rom, të cilit i përket edhe Mandi i Nishtullës.

Që kur ka qenë kryetar bashkie, Express mëson se Koka shkonte në festat që organizonte ky komunitet, ndërsa mbështetja e tij për ta u shtua edhe më shumë me angazhimin që ka pasur ai në qeveri si ministër.

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 22:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera