Kthehu lart

Ish Ministri ironizon: Hashash- shëndetësia, të zgjidh çdo hall me magji!

Ish Ministri ironizon: Hashash- shëndetësia, të zgjidh çdo hall me magji! GazetaExpress

Disa orë me parë Ministria e Shëndetësisë ka shpallur drejtuesit e rinj të spitaleve në Shqipëri, një gjest ky për ish Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani vjen në një kohë të duhur... por jo pa një arsye!

Manjani shkruan në rrjetin social se emrat shpallen natën pasi në këtë orar punon shteti shqiptar, pasi në mëngjes janë “mediat e kazanit” ato që i “prishin qejfin” qeverisë. Manjani ironizon më tutje duke e quajtur sektorin e shëndetësisë si një “Hashash- Shëndetësi” që po shëron shqiptarët si me magji.

Postimi i Manjanit:

“Lajm i vonë! Ora 21:30.

Qeveria ka zgjedhur drejtorin e QSUT; drejtorin e Spitalit të Traumës; dhe drejtorin e Spitalit të Mushkërive!

Emrat e shpallur tani natën, diheshin ditën për diell që do fitonin!

Me këto emra janë dakort edhe Koncensionarët…Njoftimi duhej bërë natën se ditën mediat e kazanit të shurdhojnë qeverinë!

Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën… Ndërkohë, kush është sëmurë bën mirë të llullatet në hashash! Është “Dorë me një” për dhimbjet! Të zgjidh çdo hall si me magji. Natën e mirë!./Gazeta Express

    Data: 20 Nentor 2017 22:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera